Ndryshimi i valutës do të ishte katastrofik për Greqinë

Artikulli i revistës gjermane “Der Spiegel”, ku thuhet se Gjermania do të lejojë Greqinë të largohet nga euro zona, kanë ndezur pakënaqësi dhe frikë tek komunitetit ekonomik ndërkombëtar.

Ndryshimi i valutës do të ishte katastrofik për Greqinë

Pasojat e monedhës së vetme do të jenë shkatërruese. Si në maj 2010, kur filloi të flitet për këto tema, Barry Eichengrun, profesor i ekonomisë në Universitetin e Kalifornisë tha: "Përgjigja është jo. Vendimi për bashkëngjitjen me eurozonën është efektivisht i pakthyeshëm. Retorika e dezertimit është për politikanët populistë, largimi praktikisht është i pamundur". "Pengesë e pakapërcyeshme për të dalë nuk është as ekonomike e as politike, por e natyrës procedurale. Rikthimi i monedhave kombëtare do të nënkuptonte modifikim të gjitha kontratave, përfshirë edhe ato mbi pagat, depozitat bankare, obligacionet, hipotekat, taksat, dhe gjitha të tjerat", tha Eichengrun.

Pasojat për sistemin e euros janë tronditëse. Ashtu siç paralajmëroi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në studimin e tij të vitit 2010 për daljen e Greqisë, Banka Qendrore Evropiane mbështet bankat greke si huadhënës me nevojë të thellë.

Çfarëdo paralajmërimi të planit për të shfuqizuar euron do të kenë pasoja në bankat Greke, sepse ato që kanë monedha në euro nuk do ti ndryshojnë për dhrahmi. Do të ndodhë një rrjedhje e madhe e kapitalit që ndoshta do të çojë në dështimin e bankave, sepse ata më nuk do ta kenë mbështetjen e bankës Qendrore Evropiane. Ndryshimi i monedhës gjithashtu do të prekë drejtpërdrejt bonot në euro dhe të ngrejë çështjen e letrave me vlerë në përgjithësi që kanë të bëjnë me euron.

Ekonomisti Desmond Lachman, ish i punësuari i FMN-së, thotë se dështimi i bankave në vend ishte kolaps ekonomik. Zhvlerësimi i monedhës do të çojë në presion për rritjen e pagave, si dhe rritjen e deficitit. "Grekët me rastin e daljes nuk do të mund ta paguajnë borxhin ndaj FMN-së, Bashkimit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane. Në fakt, pagesa e borxhit ndërkombëtar në dhrahmi do të jetë më shumë se irrituese. Si pasojë kjo do të shkatërronte kredibilitetin e sistemit monetar evropian", tha Lachman për “The Hill”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme