Kuvajt – Rënie e ndjeshme e bursave nga ulja e çmimit të naftës

Bursat e monarkive të naftës së Gjirit regjistruan rënie të ndjeshme, duke zbritur për disa mes tyre në limitet psikologjike, për shkak të uljes së çmimeve të naftës.

Kuvajt – Rënie e ndjeshme e bursave nga ulja e çmimit të naftës

Indeksi i Bursës së Dubait u ul me 7,2 për qind para se të ndryshonte lehtësisht. Në mes të seancës, ai u ul me me 6,2 për qind me 3.641 pikë, nën limitin psikologjik prej 3.700 pikësh.

Në tregun saudit, më i madhi në botën arabe, indeksi humbi më shumë se 3 për qind pak pas hapjes, duke rënë nën pragun psikologjik prej 8.200 pikësh.

Bursa e Katarit, e dyta më e madhja në tregun arab, humbi 4 për qind nën pragun prej 12.000 pikësh.

Tregu i Abu-Dabit, tregu i dytë i Emirateve të Bashkuara, që njeh zakonisht ndryshime, regjistroi rënie me 4,2 për qind, indeksi i tij ndryshoi në 4.388,71 pikë.

Sektorët e bankave, shoqërive financiare dhe imobiliare konfirmojnë humbje të mëdha.

Bursa e Kuvajtit u ul me 2,1 për qind me 6.427,25 pikë, duke zbritur nën limitin e 6.500 pikëve, niveli më i ulët prej më shumë se 20 vjetësh.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme