Eker: Marrëdhëniet BE-Moskë politike, jemi të kënaqur me eksport

Ministri turk i Bujqësisë, Blegtorisë dhe Ushqimit Mehdi Eker, në mbledhjen e bordit editorial të agjencisë së lajmeve AA bëri vlerësime mbi situatën aktuale në Turqi me theks të veçantë në procesin e zgjidhjes së çështjes kurde.

Eker: Marrëdhëniet BE-Moskë politike, jemi të kënaqur me eksport

Ministri Eker ka theksuar se qeveria turke ka mbajtur kursin pozitiv të zbatimit të reformave të nevojshme në kuadër të zgjidhjes së çështjes kurde në vend, dhe se ekzistojnë qarqe të caktuara të cilëve ky proces nuk u intereson dhe se ata tentuan në disa raste, duke përfshirë edhe protestat e dhjetorit të kaluar, të bllokojnë zbatimin e programeve të nevojshme. Ai shtoi se autoritetet janë duke përparuar vendosmërisht në këtë proces, përkundër të gjitha provokimeve.

Duke vënë në dukje se çështja në fjalë nuk i referohet vetëm Turqisë, por ka të bëjë edhe me problemet në vendet fqinje si Irak, Siri dhe Iran, Eker tha se vetëm me zgjidhjen e këtij procesi do të jetë e mundur të vendoset paqja dhe stabilitet në Lindjen e Mesme.

“Ta ndërtosh paqen është gjithmonë më e vështirë se të luftosh. Për ndërtimin e paqes nevojitet më shumë durim dhe gjakftohtësi. Në të njëjtën kohë ne jemi duke zgjidhur çështjet dhe kujdesemi që mos të ketë probleme të reja", tha Eker.

Me këtë rast ai e rikujtoi vizitën e vitit të kaluar të kryeministrit të atëhershëm turk, Rexhep Tajip Erdoan në Diyarbakir dhe takimin e tij me Mesut Barzanin dhe Sivan Perver, ku më pas deklaruan se paqja së shpejti do të “shndrit gjithë Lindjen e Mesme”.

Duke komentuar marrëdhëniet e intensifikuara tregtare me Rusinë, Ministri Eker tha se në nëntë muajt e parë të këtij viti, eksporti turk i mishit të bardhë në Rusi është pesëfishuar duke u rritur me 447 për qind, ndërsa eksporti i produkteve bujqësore ka arritur një vlerë prej 1.2 miliard dollarë.

"Çështja e marrëdhënieve të Rusisë me Bashkimit Evropian është politike. Ne jemi të kënaqur me gjendjen e tregjeve dhe konsumatorëve të ri, por është e qartë se sistemi i bujqësisë në mënyrë që të rregullohet ka nevojë për kohë. Është e pamundur të thoni sot se doni të prodhoni diçka dhe menjëherë të nesërmen ta prodhoni. Për këtë duhet të krijohet një sistem", përfundoi Eker.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme