Gjermani - Gati 10 miliardë euro shtesë për investimet publike

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble, njoftoi të enjten se parashikon investime publike të Gjermanisë prej 10 miliardë eurosh shtesë deri në vitin 2018, duke parë këtu një kontribut në mbështetjen e rritjes ekonomike në Evropë.

184286
Gjermani - Gati 10 miliardë euro shtesë për investimet publike

“Do t’i propozojë qeverisë që të aplikojmë investime publike shtesë deri në vitin 2018, me një vlerë prej 10 miliardë eurosh më shumë nga ç’ishte parashikuar në kontratën e koalicionit”, deklaroi Schauble gjatë një konference për shtyp në Berlin.

Nën presion nga partënerët ndërkombëtare për të stimuluar fillimisht rritjen ekonomike në Gjermani, ndërkohë që kushtet botërore po dobësohen, ministri gjerman e përshkroi këtë shtysë si një kontribut të konsiderueshëm në 300 miliardë eurot (investime shtesë) të parashikuara për vitin tjetër nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe të miratuar nga krerët e shteteve dhe të qeverive evropiane.

Për më tepër, Schauble garantoi se këto shpenzime shtesë në asnjë mënyrë nuk do të prekin objektivin e ekuilibrit të financave publike për shtetin gjerman, duke filluar nga viti 2015.

“Duke filluar nga viti 2015, ne duhet të rrisim shpenzimet sipas rritjes së recetave. Kështu kemi marzh manovrimi për investime shtesë”, shpjegoi ai.

I pyetur mbi destinacionin e këtyre shpenzimeve shtesë, ai përmendi kryesisht përforcimin e financave komunale, që do të favorizojnë investimet në ndërtim, në kërkim dhe shkollimin e përcaktuar me prioritete, si dhe infrastrukturat e transportit, kryesisht hekurudhat, për të cilat shpenzimet do të rriten ndjeshëm.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme