Lufthansa – Pilotët në grevë, preken 200.000 pasagjerë

Pilotët e kompanisë ajrore gjermane Lufthansa kanë nisur të hënën një grevë 35-orëshe të paralajmëruar, duke u shkaktuar dëme më shumë se 200 mijë pasagjerëve.

164538
Lufthansa – Pilotët në grevë, preken 200.000 pasagjerë

Sindikata e pilotëve gjermanë Vereinigung Cockpit (VC), njoftoi se pilotët bënë të hënën një grevë 13-orëshe paralajmëruese për shkak të mos marrëveshjes me kreun e Lufthansa-së, në lidhje me pensionimin e parakohshëm të 5.400 pilotëve.

Nga sindikata e Vereinigung Cockpit theksuan se greva do të zgjasë deri nesër në mesnatë dhe se gjatë kësaj periudhe nuk do të realizohen fluturimet e linjave të shkurtra dhe të mesme.

Ata shtuan se nga nesër në 6:00 deri në mesnatë në grevë do të hyjnë edhe pilotët e avionëve Airbus A380, A340 dhe A330, si dhe Boeing 747 që janë fluturime të linjave të gjata.

Sindikata VC thekson se edhe pas shtatë grevave që nga prilli i këtij viti nuk iu janë përgjigjur kërkesave të tyre dhe ndjejnë keqardhje për problemet që i shkaktojnë pasagjerëve dhe u bënë thirrje kreut të Lufthansa të mos i kundërshtojnë kërkesat e tyre.

Nga Lufthansa njoftojnë se gjatë periudhës së grevës do të anulohen afër 1,400 fluturime, ndërsa afër 700 fluturime do të realizohen me ndihmën e kompanive tjera ajrore dhe pilotëve vullnetarë. Ai gjithashtu tha se nga greva do të dëmtohen më shumë se 200.000 pasagjerë.

Në aeroportin e Frankfurtit dhe Berlinit tashmë janë formuar radhët e udhëtarëve, për grevën informohen nga zyrtarët e Lufthansa. Sindikati më herët kishte ndërprerë negociatat me menaxherin e Lufthansa-s në lidhje me kushtet e pensionimit të parakohshëm të pilotëve, ndërsa kishte paralajmëruar se do të hynin në grevë. Kjo është paralajmërimi i tetë i grevës për të njëjtin mosmarrëveshje.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme