ISID-i gjeneron 800 milionë dollarë në vit nga nafta

Sipas llogaritjeve të organizmit amerikan IHS prodhimi i naftës nën kontrollin e ISID vlerësohet rreth 800 milionë dollarë në vit, ose dy milion dollarë në dit.

ISID-i gjeneron 800 milionë dollarë në vit nga nafta

“ISID-i mund të gjenerojë të ardhura të konsiderueshme thjesht duke prodhuar një pjesë të vogël të sasive të naftës të territorit që ata kontrollojnë dhe duke e shitur naftën që ata prodhojnë kontrabandë”, thekson IHS-ja në një komunikatë.

Kabineti amerikan vlerëson se ISID-i kontrollon kapacitete prodhuese prej 350 mijë fuçi në ditë por prodhojnë vetëm 50 mijë deri në 60 mijë fuçi në ditë, që më pas e shesin kontrabandë me një çmim rreth 25 deri në 60 dollar për fuçi, pra shumë më pak sesa tarifat e tregut ndërkombëtar, aktualisht në tregjet botërore një fuçi shitet rreth 85 dollarë.

“Shitja e naftës nga ISID-i bëhet kryesisht me kamionë duke kaluar nëpërmjet kufirit turk”, shpjegon IHS-ja.

“Nafta ushqen makinerinë e luftës së ISID-it, në veçanti automjetet ushtarake që janë jetësore për lëvizjet e tyre dhe kapacitetet luftuese si dhe financon drejtpërdrejtë aktivitetet e shumta të grupit”, thekson organizmi.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme