Gjermania, Franca dhe Anglia, konsumuesit e mëdhenj të energjisë

Sipas raportit të Komisioni Evropian vendet evropiane në katër muajt e parë të këtij viti, konsumuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike janë: Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

Gjermania, Franca dhe Anglia, konsumuesit e mëdhenj të energjisë

Në vendin e parë kryeson Gjermania, e dyta është Franca, e cila është në të njëjtin pozicion me Mbretërinë e Bashkuar.

Gjermania dhe Franca edhe gjatë vitit 2013 ishin konsumatorët më të mëdhenj të energjisë elektrike. Raporti i KE-së, gjithashtu tregon se këta dy shtete kanë eksportuar energji elektrike, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka importuar.

Në bazë të statistikave të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, këtë vit, Franca ka eksportuar 11.5 për qind të energjisë elektrike të prodhuar kryesisht nga termocentralet bërthamore, ndërsa Gjermania ka eksportuar 14 për qind më pak energji elektrike.

Në anën tjetër, gjatë të njëjtës periudhë, Mbretëria e Bashkuar ka importuar 6.4 për qind të konsumit të përgjithshëm të energjisë elektrike. Vendet më të vogla evropiane, Lituania, Letonia dhe Luksemburgu janë në mesin e vendeve, që në katër muajt e parë kishin regjistruar konsumin më të ulët të energjisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme