Greqia do të eksplorojë hidrokarbure në Adriatik

Pasi BE-ja ta bëjë publike ftesën për tenderim Athina do të fillojë licencimin për eksplorimin e hidrokarbureve në det të hapur.

Greqia do të eksplorojë hidrokarbure në Adriatik

Greqia do të fillojë licencimin për kërkimet e gazit natyror dhe të naftës në zonat përgjatë bregut perëndimor në fund të shtatorit, ka thënë një përfaqësues i ministrisë së energjisë greke .

Greqia do të hapë 20 parcela në det të hapur dhe tre parcela në tokë që variojnë nga 1,800 deri në 9,500 kilometra katrorë në Greqinë perëndimore dhe në jug të Kretës, pasi që një thirrje për tender është publikuar në Gazetën Zyrtare të BE-së në fund të këtij muaji, sipas një përfaqësuesi të Ministrisë greke të Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimeve Klimatike.

Ai për Anadolu Agency tha: "Ne presim 150.miliard € investime në 30 vitet e ardhshme.Por ato janë vlerësime shumë të përafërta deri sa kompanitë të dalin me programet e tyre"

Aktualisht, prodhimi bruto i naftës në Greqi është 1,250 fuçi në ditë dhe ai i gazit natyror është 5 milionë metra kub, të cilat nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur edhe një për qind të kërkesës së saj të përgjithshme, në bazë të informacionit të Administratës së Energjisë të SHBA-ve.

- Në varshmëri të madhe

Greqia shpreson të zhbllokoj potencialin e rezervave të hidrokarbureve të vendit me anë të investimeve në sektorin privat sepse ajo është shumë e varur nga Rusia për furnizimin e saj të naftës dhe gazit.

Vende të tjera eksportuese të hidrokarbureve në Greqi janë Katari, Arabia Saudite dhe Algjeria.

Marrëveshja parasheh hapjen e një sipërfaqe matëse prej 101,000 kilometra katrorë.

Kompanitë do të kenë gjashtë muaj afat për të paraqitur ofertat e tyre, pas publikimit të thirrjes për pjesëmarrje në tender.

Duke qenë se periudha e vlerësimit dhe negocimit është e gjatë, aktivitetet e eksplorimit pritet të fillojë në shtator të 2015.

Aplikacionet nga kompanitë do të konsiderohen sipas statusit të tyre ligjor, mundësive financiare dhe teknike tha ai, duke shtuar se ata duhet të aplikojnë me një garanci bankare, ndërsa aplikimet me "oaza tatimore" nuk do të pranohen.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme