"Standard and Poor’s" rrit vlerësimin e Greqisë nga "B-" në "B"

Agjencia e vlerësimit financiar “Standard and Poor’s” (SP) e rriti të premten vlerësimin për Greqinë, një nga vendet e eurozonës që kishte nevojë për ndihma shpëtimi gjatë krizës së borxhit.

"Standard and Poor’s" rrit vlerësimin e Greqisë nga "B-" në "B"

Nota kalon nga “B-” në “B”, që vjen falë një perspektive stabiliteti sipas SP-së, që thekson përmirësimin e ekonomisë greke, si nga aspekti i dinamikës së PBB-së edhe ai i financave publike.

Madje më 2 gusht, një agjenci tjetër financiare, “Moody’s”, kishte rritur vlerësimin për Greqinë. Në të dy rastet nota, që i është lënë Greqisë, tregon se borxhi i vendit mbetet shumë spekulativ.

Megjithatë “Standard and Poor’s” u shpreh në një komunikatë se “qeveria greke ka bërë sforcime buxhetore substanciale dhe presim që të arrijë të mbajë tepricën buxhetore në rreth dy për qind të PBB-së për vitet në vijim”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme