Ministri rus i Ekonomisë kërkon të rrisë deficitin

Ministri i Ekonomisë mbron prej disa muajsh një zbutje të rregullores buxhetore, që detyron mbajtjen e deficitit nën një për qind të produktit të brendshëm bruto.

Ministri rus i Ekonomisë kërkon të rrisë deficitin

Ministri rus i Ekonomisë, Alexei Ulyukayev, u shpreh pro një rritjeje të arsyeshme të deficitit buxhetor për të mbështetur një ekonomi në prag të recesionit për shkak të sanksioneve perëndimore.

“Me një rritje të përgjegjshme dhe të planifikuar të deficitit buxhetor, ne mund të garantojmë një rritje të re ekonomike, çka është shumë e rëndësishme në një kontekst tensionesh gjeopolitike”, shprehet ai në të përditshmen Vedomosti.

“Në ngadalësim të fortë para krizës ukrainase, ekonomia ruse pëson tashmë efektet e sanksioneve perëndimore gjithnjë e më shumë të rënda. Ekonomia jonë gjendet mes recesionit dhe stanjacion”, vlerësoi ministri.

Ministri i Ekonomisë mbron prej disa muajsh një zbutje të rregullores buxhetore, që detyron mbajtjen e deficitit nën një për qind të produktit të brendshëm bruto dhe të ruajtjes së një pjese të të ardhurave nga shitja e hidrokarbureve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme