Turistët gjermanë dhe rusë për Turqinë janë si "bebja e syrit"

Sipas të dhënave që disponon Ministria e Kulturës dhe Turizmit numri i turistëve rusë që vijnë në Turqi për pushime krahasuar me vitin 2001 është rritur 563%.

Turistët gjermanë dhe rusë për Turqinë janë si "bebja e syrit"

Drejtori i Përgjithshëm i Promovimeve të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Irfan Onal (İrfan Önal) tha se Turqia falë punimeve të suksesshme që ka bërë në drejtim të prezantimit dhe promovimit të saj do të vazhdojë që edhe në vitin 2015 të jetë destinacioni më i preferuar për turistët rusë dhe gjermanë.

Hapat që ka hedhur Turqia në drejtim të rritjes së vlerës së saj si një markë tashmë në turizëm, pavarësisht ngjarjeve negative që po ndodhin në rajon dhe në vendet fqinje, kanë bërë që Turqia të ecë me hapa të sigurt drejt objektiva që i ka vendosur vetes për vitin 2023 (që përkon me 100-vjetorin e republikës).

Sipas të dhënave që disponon Ministria e Kulturës dhe Turizmit numri i turistëve rusë që vijnë në Turqi për pushime krahasuar me vitin 2001 është rritur 563%.

Vitin e kaluar Turqia mirëpriti 1 milionë e 695 mijë turistë rusë, kurse këtë vit vetëm në 6 muajt e parë të vitit vendi ka pritur 1 milionë e 923 mijë mysafirë rusë. 78% e turistëve rusë që vijnë në Turqi preferojnë që ti kalojnë pushimet në Antalia, kurse 14% e tyre kanë vizituar Stambollin.

Vitin e kaluar vendi që kishte dërguar më shumë vizitorë në Turqi ishte Gjermania me 5 milionë e 41 mijë turistë. Kurse këtë vit Gjermania renditet e dyta pas Rusisë dhe në gjysmën e parë të vitit nga ky vend kanë ardhur në Turqi 1,9 milionë turistë.

Gjermani është një nga vendet e para që e zbuluar Turqinë si një vlerë turizmi dhe për shumë vite ajo ruan një grafik të qëndrueshëm për sa i takon numrit të vizitorëve që vijnë nga ky vend në Turqi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme