Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Moska dhe Teherani fillojnë bisedimet për të shkëmbyer naftë

Rusia dhe Irani ranë dakord për të biseduar muajt që vijnë për një kontratë që implikon Teheranin të eksportojë dy për qind të prodhimit të tij vjetor të naftës kundrejt mallrave rus, ndërkohë që të dy vendet përballen me sanksionet perëndimore.

Moska dhe Teherani fillojnë bisedimet për të shkëmbyer naftë

Ministri rus i Energjisë, Alexandre Novak, njoftoi se ka nënshkruar një protokoll marrëveshjeje me një delegacion iranian gjatë një vizite në Moskë, duke vendosur themelet për negocimin e kësaj kontrate që pritet të fillojë më 9 shtator në Teheran.

“Marrëveshja kuadro pesëvjeçare implikon gjithashtu ndërtimin dhe rikonstruktimin e kapaciteteve prodhuese energjetike iraniane, zhvillimin e infrastrukturës për furnizim me elektricitet si dhe të sektorëve të naftës dhe të gazit”, njoftoi ministri në një komunikatë të publikuar dje në mbrëmje.

Përfaqësues të lartë rus theksuan se këto livrime nuk përplaseshin me sanksionet e vendosura nga OKB-ja ndaj Iranit që kanë të bëjnë me programin e tij bërthamor.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë imponuar shtrëngime që penalizojnë kompanitë që bashkëpunojnë me Iranin në disa sektorë.

Uashingtoni ishte shprehur në janar se shqetësohej nga kjo kontratë mes Rusisë dhe Iranit pasi sasitë për të cilat bëhet fjalë do të rrisin eksportet e naftës së këtij të fundit në më shumë se 50 për qind.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme