Pasuritë e patundshme në Londër, strehim për paratë e pista

Çmimi i pasurive të paluajtshme në Londër është rritur me 26 për qind në një vit.

Pasuritë e patundshme në Londër, strehim për paratë e pista

Pasuritë e patundshme londineze mund të jenë shndërruar në strehim për paratë e pista të të gjithë botës, vlerësoi sot ” Financial Times” pasi identifikoi më shumë se 150 miliardë euro të investuara në këtë sektor në Britaninë e Madhe që tranzitojnë nëpërmjet parajsave fiskale.

Ky zbulim që vjen nëpërmjet analizimit të regjistrimeve të pasurive të paluajtshme, ku tregohet që më shumë se dy të tretat e 91 248 kompanive të huaja që kanë prona të patundshme në Britani dhe në Uells kanë pasuri në Londër.

“I njëjti proporcion pasurie mbahet nga struktura të bazuara në parajsat fiskale jashtë vendit, kryesisht në ishujt “Virgins” dhe në ishujt anglo-normandë (Jersey, Guernesey)”, thekson e përditshmja ekonomike britanike.

Rritja e ndjeshme e çmimit të pasurive të patundshme në Britaninë e Madhe, pjesërisht e ushqyer nga investimet e huaja që shohin në këtë treg britanik një vend të sigurt për ekonomitë e tyre, ka rritur frikën ndaj krijimit të një flluske në pasuri të patundshme.

Çmimi i pasurive të paluajtshme në Londër është rritur me 26 për qind në një vit, ndërkohë që në të gjithë vendin është rritur me 11,5 për qind, deklaroi në korrik “Nationwide”, kompania më e madhe huadhënëse në Britani.

“Në Londër, ku çmimi mesatar i një shtëpie është 480 mijë sterlina (590 mijë euro), 70 për qind e apartamenteve të ndërtuara në qendër të qytetit i janë shitur të huajve, sikurse edhe 50 për qind e apartamenteve që kapin vlerën e më shumë se një milionë sterlina”, sipas agjencisë të pasurive të patundshme “Savills”.

Për të ulur këtë dyndje të huaj që rrezikon transformimin e residencave në thjesht vende investimi të pabanuara, ministri i Financave, George Osborne shpalli vendosjen e një takse mbi të ardhurat e jorezidentëve duke filluar nga viti 2015.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme