Turqia ul përsëri normën e interesit

Banka Qendrore turke (TCMB) ka ulur normën e saj të interesit 8,75 në 8,25% për muajin e tetë, për të nxitur rritjen ekonomike midis presionit politik për një politikë monetare më të lirshme.

Turqia ul përsëri normën e interesit

Komiteti i Politikës Monetare, i cili vendos për normat e interesit, përmendi përmirësime të konsiderueshme në kursin e këmbimit, përkatësisht stabilizimin e lirës turke pas një humbje prej 20 për qind të vlerës së saj kundrejt dollarit që nga fundi i dhjetorit 2013.

Komiteti gjithashtu përmendi përmirësimet në inflacion dhe në kushtet globale të likuiditetit si arsye shtesë për uljen e normës 1-javore nga 8,75 për qind në 8,25 për qind.

Politikëbërësit e fushës ekonomike kanë mbajtur normën e huadhënies njëditore në 12 për qind, ndërsa kanë ulur normën e huamarrjes njëditore nga 8 për qind në 7,50 për qind.

"Pritjet e inflacionit, lëvizja e çmimeve dhe faktorë të tjerë, që ndikojnë në inflacion, do të monitorohen më nga afër dhe qëndrimi i ngushtë i politikës monetare do të mbahet, derisa të ketë një përmirësim të dukshëm në perspektivën e inflacionit", thoshte ndër të tjera deklarata e lëshuar nga Banka Qendrore e Turqisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme