Çmimi i naftës vazhdon rritjen nën efektin e krizës irakiane

Çmimet e naftës vazhduan të rriten sot në Azi, të fryra nga përshkallzimi i dhunës në Irak dhe ofensiva e militantëve të ISID-it drejt Bagdadit, që ngre frikën për trazira në ofertën e naftës nga ky vend prodhues i madh nafte.

Çmimi i naftës vazhdon rritjen nën efektin e krizës irakiane

Dje një fuçi naftë e “light sweet crude” arriti në 106,53 dollarë, duke u rritur me 2,13 dollarë në “New York Mercantile Exchange” (Nymex).

Ndërsa “Brent”-i u shit tek “Intercontinental Exchange” (ICE) i Londrës me 130,02 dollarë për fuçi, duke u rritur me 3,07 dollarë, niveli i tij më i lartë që prej 10 shtatorit të kaluar.

“Të gjitha trazirat në ofertën e prodhuesit të dytë më të madh të naftës në OPEC rrezikon të shkaktojë luhatje në ekonominë botërore”, parashikon Desmond Chua i “CMC Markets”

Madje disa analistë nuk përjashtojnë që ekonomia botërore të rikthehet në recesion në rast se rriten çmimet e energjisë.

Militantët e Shtetit Islamik të Irakut dhe Damaskut (ISID) kanë lëshuar një ofensivë në fillim të kësaj jave, duke marrë nën kontroll territore të gjera në veri të Irakut.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme