Edirne – U zhvillua Forumi i Botës Turke

Përfundoi me sukses punimet Forumi i Botës Turke, që këtë vit u organizua në Edirne të Turqisë.

Edirne – U zhvillua Forumi i Botës Turke

Përfundon Forumi i 3-të i Botës Turke në Edirne.

Në forumin, ku morën pjesë specialistë, akademikë dhe politikanë përveç përfaqësuesve të Shteteve të Pavarura Turke, morën pjesë edhe përfaqësuesit e komuniteteve turke që jetojnë në vendet e huaja.

Kështu që në këtë mënyrë në sesionet e Forumit u përfaqësua edhe diaspora turke. Forumi i zhvilloi punimet në dy salla të ndryshme dhe në fokus kishte 2 tema themelore.

U mbajtën ligjërata dhe zhvilluan diskutime në fushën e diplomacisë kulturore dhe bashkëpunimit në sektorin e turizmit.

Sipas vendimeve të marra, elementet e turizmit të Botës Turke do të regjistrohen e mblidhen në një faqe të përbashkët interneti.

Ndërsa një temë tjetër që u diskutua kishte të bënte me marrëdhëniet turko-armene.

Në sesionet me kryefjalë diasporën turko dhe armene, në kuadër të diplomacisë publike u rishikuan shanset dhe rreziqet.

Në kervansarajin “Pasha Ekmekçizade”, që mirëpriti edhe Forumin e Botës Turke për këtë vit, u zhvilluan edhe aktivitete të tjera.

Orkestra Simfonike e Ballkanit në Universitetin e Trakisë dha një koncert të mrekullueshëm për pjesëmarrësit.

Më pas u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së çmimeve “Molla e Kuqe” (Kızıl Elma).

Personaliteteve që kanë kontribuar në konsolidimin e vizionit dhe thellësinë e Botës Turke ju ndanë çmime në kategori të ndryshme si: politikë, diplomaci, kulturë dhe sport.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme