BB: Qeveria Shqiptare duhet të vazhdojë rrugën e reformave

Banka Botërore prezantoi sot në Tiranë, raportin mbi Rishikimin e Financave Publike.

BB: Qeveria Shqiptare duhet të vazhdojë rrugën e reformave

Në fjalën e mbajtur gjatë këtij prezantimi shefja e Bankës Botërore në Tiranë, Tahseen Sayed, u shpreh se Shqipëria ka bërë progres në rrugën e reformave, por duhet ndërhyrje e shpejtë në sektorët e energjetikës dhe pensioneve.

“Duhet të vazhdohet me përmbushjen e reformave strukturore”-tha Sayed, ndërsa nënvizoi se raporti që prezantojmë sot, do të ndihmojë se si të mësojmë për të realizuar këto reforma. “Ky program reformash që keni nisur është shumë i rëndësishëm, për të vazhduar reformat strukturore, për rritjen e vendeve të punës. Ndërkohë, kërkohen reforma për pensionet, etj. “- theksoi shefja e BB Sayed. Gjatë fjalës së saj, Sayes theksoi se është e rëndësishme që të zbatohen reformat në planin afatgjatë, reformat në menaxhimin fiskale, në sektorin e energjetikës. Banka Botërore është e angazhuar t’i jap Shqipërisë ndihmë teknike. Ndërsa u shpreh ajo, përgëzojë ekipin e qeverisë dhe të BB në këtë projekt -tha Sayed.

Në prezantimin e raportit mbi “Rishkimin e Financave Publike”, ishte i pranishëm dhe Ministri i financave Shkëlqim Cani. Raporti që prezantohet sot është pergatitur nga ekspertë të Bankës Botërore përgjate viteve 2013-2014. Pjesa e parë e raportit fokusohet në qëndrueshmërinë e financave publike dhe identifikon burimet e rreziqeve duke vlerësuar sektorë kyçë si energjia, transporti, pensionet dhe politikat e taksave.

Raporti diskuton opsione politikash në lidhje me qëndrueshmërinë e tyre afatgjatë. Pjesa e dyte e tij bën një vlerësim të sektorëve si Shëndetësia, Arsimi, Politikat Sociale dhe Reforma ne administratën publike.

Gjetjet kryesore te raportit po prezantohen nga autorë të raportit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme