Turqi - 5 milionë turistë në 3 muajt e parë

Në tre muajt e parë të vitit Turqinë e kanë vizituar 5 milionë turistë, duke i rritur me 3,4% të ardhurat nga ky sektor për këtë periudhë.

62000
Turqi - 5 milionë turistë në 3 muajt e parë

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK), publikoi të dhënat e turizmit për tre muajt e parë të vitit.

Sipas kësaj, në tre muajt e parë të vitit, të ardhurat janë rritur me 3,4 %, përkatësisht ato janë realizuar në shifrën e 4 miliardë e 807 milion e 836 mijë dollarëve.

Kurse numri i turistëve është rritur 6.1%, pra gjithsej 5 milion e 65 mijë e759 turistë kanë vizituar Turqinë në tremujorin e parë të vitit.

81,7 % e turistëve ishin të huaj, ndërsa pjesa tjetër përbëhej prej qytetarëve turq që jetojnë jashtë shtetit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme