Industria mbrojtëse turke rrit eksportet

Në tre muajt e parë të vitit, sektori i eksportit ka shënuar një rritje prej 20% dhe synohet që deri në fund të vitit shifrat të arrijnë në 2 miliardë dollarë.

62004
Industria mbrojtëse turke rrit eksportet

Turqia, kohët e fundit, ka zhvilluar e realizuar me sukses njëra pas tjetrës projekte e prodhime të veçanta.

Këto prodhime shumë cilësore kanë filluar të përdoren me sukses edhe nga Forcat e Armatosura të Turqisë, gjë kjo që ka shtuar edhe kërkesat që vijnë nga ushtritë e huaja.

Në vitin 2008, në fushën e mbrojtjes Turqia eksportonte 600 milion mallra, ndërsa vitin e kaluar kjo shifër arriti në 1 miliardë e 400 milion dollarë.

Në të njëjtën periudhë, eksporti i përgjithshëm u rrit me 5.6%.

Kryetari i Unionit të Eksportuesve të Industrisë së Mbrojtjes dhe Aeronautikës, Aral Alish, në një prononcim tha se sektori i eksportit është sektori që ka shënuar një rritje prej 20% dhe synimi është që deri në fund të vitit eksportet të arrijnë në 2 miliardë dollarë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme