Botërori 2014- Mesi i dhuron fitoren 1-0 Argjentinës ndaj Iranit

Argjentina ka mposhtur me vështirësi 1-0 Iranin, në takimin e dytë të vlefshëm për grupin F.

Botërori 2014- Mesi i dhuron fitoren 1-0 Argjentinës ndaj Iranit

Ndeshja është zgjidhur falë një goli të Lionel Mesit në minutën e 92-të të takimit, atëherë kur dukej se gjithçka do të mbyllej barazim.

Gjatë gjithë takimit Argjentina ka qenë më kërkuese për fitoren, por Irani është mbrojtur me mjaft rregull, duke mos lejuar treshen sulmuese të Argjentinës, Mesi, Aguero, Higuain, të jenë të rrezikshëm.

Në pjesën e dytë Irani ka qenë më kërkues duke pasur edhe disa raste për shënim, por gjithçka është zgjidhur nga ylli argjentinas, Lionel Mesi që me anë të një goditje të bukur nga jashtë zone ka mposhtur portierin e Iranit.

Kjo fitore e kualifikon Argjentinën në fazën tjetër, teksa ndodhet në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Irani mbetet në kuotën e 1 pike.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme