BE do të kundërpërgjigjet ndaj Rusisë, që ka vendosur kufizime udhëtimi për zyrtarë të BE-së

Bashkimi Evropian njoftoi se do t'i përgjigjet Rusisë, e cila ka vendosur ndalimin e hyrjes për disa zyrtarë nga BE dhe vendet anëtare të BE-së.

1770127

Në deklaratën e bërë nga zyra e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, u raportua se Rusia vendosi kufizime udhëtimi për një "numër të panjohur" zyrtarësh nga institucionet e BE-së dhe vendet anëtare.

“BE shpreh keqardhje për këtë vendim të autoriteteve ruse”, thuhet në deklaratë, ku bëhet e ditur se vendimi nuk kishte bazë ligjore.

"Ky vendim do të ketë përgjigjen e duhur. Me këtë vendim, në vend që të kontribuojë në uljen e tensioneve, Rusia po nxit klimën e tensionit në Evropë."

Lajme të ngjashme