Biden njoftoi gatishmërinë e SHBA-së për t'u përgjigjur në rast të pushtimit rus në Ukrainë

Presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës patën një bisedë telefonike lidhur me ecurinë e përpjekjeve diplomatike dhe koordinimin e hapave në të ardhmen.

1769750
Biden njoftoi gatishmërinë e SHBA-së për t'u përgjigjur në rast të pushtimit rus në Ukrainë

Presidenti i SHBA-së Joe Biden e siguroi edhe një herë homologun ukrainas Vladimir Zelenskiy për gatishmërinë e Uashingtonit, së bashku me partnerët dhe aleatët, për t'u përgjigjur me vendosmëri nëse Rusia vazhdon të pushtojë Ukrainën, njoftoi Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të shkruar pas bisedës telefonike mes Biden dhe Zelensky.

Gjatë bisedës, Biden ripohoi mbështetjen e tij për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, sipas të njëjtës deklaratë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë kujtoi se vitin e kaluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) i dhanë Ukrainës gjysmë miliardë dollarë për zhvillim dhe nevoja humanitare.

ShBA-ja po eksploron mënyra për t'i ofruar Ukrainës mbështetje makroekonomike shtesë për të ndihmuar ekonominë e vendit në mes të presionit nga grumbullimi ushtarak i Rusisë në kufi, vazhdoi Biden.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se pavarësisht largimit të stafit të ambasadës amerikane nga Ukraina, misioni diplomatik në Kiev është i hapur dhe funksionon plotësisht.

Kurse presidenti ukrainas Zelenskiy ka folur për telefonatën me Biden në llogarinë e tij në Twitter.

Pata një bisedë të gjatë me Presidentin Biden. Diskutuam përpjekjet e fundit diplomatike për uljen e tensionit. Ramë dakord për hapat e përbashkët në të ardhmen. E falënderova Biden për ndihmën e tij të vazhdueshme ushtarake. Folëm gjithashtu për mundësitë e mbështetjes financiare për Ukrainën”, ka shkruar Zelensky në Twitter.

Ndërkohë, zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Emily Horne tha në një deklaratë se Biden në bisedën telefonike që pati me Zelenskiy i kishte thënë këtij të fundit se "Ekziston një mundësi e qartë që Rusia mund ta pushtojë Ukrainën muajin e ardhshëm".

"Presidenti e shprehu këtë hapur, por edhe ne kemi paralajmëruar për këtë për muaj të tërë",- tha Horne.

Nga ana tjetër, pretendohet se administrata ukrainase është ankuar se biseda Biden-Zelenskiy "nuk kishte shkuar mirë".

Sipas lajmit të CNN, një zyrtar i lartë ukrainas deklaroi se takimi nuk shkoi mirë pasi palët nuk ranë dakord për nivelin e rrezikut të një sulmi të mundshëm rus.

 


Lajme të ngjashme