Pedersen shpreson që në shkurt të mbahet sesioni i 7-të i Komitetit Kushtetues i Sirisë

Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë Geir O. Pedersen tha se shpreson që në shkurt të mbajnë sesionin e 7-të të Komitetit Kushtetues në Gjenevë të Zvicrës.

1769222
Pedersen shpreson që në shkurt të mbahet sesioni i 7-të i Komitetit Kushtetues i Sirisë

Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë Geir O. Pedersen tha se shpreson që në shkurt të mbajnë sesionin e 7-të të Komitetit Kushtetues në Gjenevë të Zvicrës.

Në konferencën e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Pedersen vuri në dukje se muajin e fundit ka pasur ngjarje të dhunshme dhe alarmante në Siri, të tilla si sulmet ajrore që rezultuan në vdekje të civilëve në Idlib dhe sulmet e DAESH-it në burgun në Haseki.

Duke thënë se puna e Komitetit Kushtetues deri më tani ka qenë zhgënjyese, Pedersen deklaroi se planifikojnë që komiteti të mblidhet sa më parë në Gjenevë pas konsultimeve me të gjitha palët.

Pyetja ime për të gjitha palët është e njëjtë: “A mund të specifikoni jo vetëm atë që kërkoni, por edhe atë që do të vendosni në tavolinë në këmbim të veprimeve të ndërmarra nga pala tjetër?” I mirëpres idetë e reja për çështje të tilla si: të burgosurit, personat e zhdukur, ndihmat humanitare, zbatimi i Rezolutës Nr. 2585 të Këshillit të Sigurimit, kthimi vullnetar i sigurt dhe dinjitoz i refugjatëve, tha Pedersen.

Duke bërë deklarata për gazetarët pas konferencës së tij në Këshillin e Sigurimit, Pedersen tha se ai shpreson të mbledhë në shkurt në Gjenevë sesionin e 7-të të Komitetit Kushtetues.

Në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i ngarkuari me punë i Përfaqësisë së Përhershme të Turqisë në OKB, Oncu Keçeli deklaroi se regjimi sirian nuk tregoi vullnet të mirë në avancimin e punës së Komitetit Kushtetues.

Keçeli tërhoqi vëmendjen edhe për faktin se edhe pse Turqia e ka paralajmëruar vazhdimisht komunitetin ndërkombëtar për organizatën terroriste YPG/PKK, disa aktorë, për të shkatërruar DAESH-in në rajon po i mbajnë shpresat e tyre në një organizatë tjetër terroriste, si është YPG/PKK.

Duke rikujtuar se 350 civilë humbën jetën vitin e fundit në sulmet terroriste të YPG/PKK-së, Keçeli tha se Turqia do të bëjë që të gjitha organizatat terroriste, si YPG/PKK dhe DAESH, të paguajnë për krimet që kanë kryer.

 


Lajme të ngjashme