Jemen - Huthitë sërish sulmojnë Arabinë Saudite dhe EBA me raketa balistike dhe dronë

Huthitë në Jemen kanë marrë sërish në shënjestër Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) me raketa balistike.

1767922
Jemen - Huthitë sërish sulmojnë Arabinë Saudite dhe EBA me raketa balistike dhe dronë

Huthitë në Jemen kanë marrë sërish në shënjestër Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) me raketa balistike.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Kombet e Bashkuara (OKB) vazhdojnë përpjekjet e tyre për të rifilluar procesin e zgjidhjes politike për krizën e Jemenit, huthitë kanë shtuar sulmet e tyre ndaj Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat mbështesin forcat qeveritare në frontet e brendshme.

Liga Arabe thirri dje për një takim të jashtëzakonshëm në nivel të përfaqësuesve të përhershëm në Kajro të Egjiptit, me kërkesë të Emirateve të Bashkuara Arabe, për të diskutuar sulmet e huthive në Abu-Dabi, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, më 17 janar.

Deklarata përmbyllëse e takimit të Ligës Arabe dënoi sulmet e huthive ndaj civilëve dhe objektivave civile.

Sulmet e huthive shkelën qartë ligjin ndërkombëtar dhe ligjin ndërkombëtar humanitar, thuhet në deklaratë, duke u bërë thirrje "të gjitha vendeve t'i shpallin milicitë huthi si organizatë terroriste".

Ndërsa huthitë shtuan sulmet e tyre në Emiratet e Bashkuara Arabe, avionët luftarakë të koalicionit arab intensifikuan bombardimet e kryeqytetit Sana, si dhe në zonat e kontrolluara nga milicitë e huthive.

Dy raketa balistike të lëshuara nga huthitë në kryeqytetin Abu-Dabi janë interceptuar nga një sistem i mbrojtjes ajrore, tha sot Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ministria e Mbrojtjes tha se pozicioni i raketahedhësve në Jaf të Jemenit, i cili lëshoi ​​raketa balistike në Abu-Dabi, u godit nga një avion luftarak F-16.

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të Arabisë Saudite, Mohammed Al-Hamadi tha se dy persona u plagosën në sulmin në rajonin jugor të Jazanit.

Forcat e koalicionit arab thanë se huthitë shënjestruan edhe qytetet saudite Zahran dhe Asir, ndërsa bënë të ditur se raketat balistike të dërguara në zonë u shkatërruan.

Zëdhënësi ushtarak i huthive, Yahya Seri, pohoi në një deklaratë se "ata kryen një operacion ushtarak në shkallë të gjerë që synonte Arabinë Saudite dhe territorin e Emirateve të Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë".

"Ne shënjestruam bazën ajrore Ez-Zafra në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe disa pika të ndjeshme me një numër të madh raketash balistike dhe dronë," tha Seri, duke shtuar se ata gjithashtu ndërmorën sulme me raketa balistike dhe dronë në rajonin Sharura dhe pika tjera në Arabinë Saudite jugore.

 


Lajme të ngjashme