Ministri i Jashtëm ukrainas kritikon Gjermaninë për moslejimin e shitjeve të armëve vendit të tij

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba tha se vendimi i Gjermanisë për të refuzuar shitjen e armëve vendit të tij ishte "zhgënjyes".

1767394

Kuleba kritikoi refuzimin e qeverisë së Berlinit për të furnizuar Ukrainën me pajisje mbrojtëse, pavarësisht situatës aktuale në rajon.

"Ne jemi të zhgënjyer nga Gjermania", tha ai, ndërsa shtoi se “Tani, Uniteti i Perëndimit kundër Rusisë është më i rëndësishëm se kurrë”.

"Së bashku ne po punojmë shumë për ta arritur këtë dhe për të vënë nën kontroll Rusinë. Partnerët gjermanë duhet të ndalojnë së minuari këtë unitet me fjalë dhe veprime të tilla duke e inkurajuar Vladimir Putinin të nisë një sulm të ri kundër Ukrainës", deklaroi Kuleba.

Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën që nga viti 2014 dhe për iniciativat e saj diplomatike ndaj konfliktit të armatosur midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Megjithatë, deklaratat aktuale të Gjermanisë janë zhgënjyese dhe kundërshtojnë këto mbështetje dhe përpjekje”, tha ai.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe ministrja e Jashtme Annalena Baerbock kanë refuzuar më parë shitjen e armëve në Ukrainë.

Lajme të ngjashme