Komandanti gjerman dorëhiqet pas fjalëve në lidhje me Rusinë

Në Gjermani, Komandanti i Forcave Detare, Nëndmirali Kay-Achim Schonbach, dha dorëheqjen nga posti i tij për shkak të fjalëve: "duhet  treguar mirëkuptim ndaj Putinit".

1766862
Komandanti gjerman dorëhiqet pas fjalëve në lidhje me Rusinë

Në Gjermani, Komandanti i Forcave Detare, Nëndmirali Kay-Achim Schonbach, dha dorëheqjen nga posti i tij për shkak të fjalëve: "duhet  treguar mirëkuptim ndaj Putinit".

Sipas të dhënave të agjencisë gjermane të lajmeve “DPA”, Ministria e Mbrojtjes njoftoi anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes së Bundestagut se Schonbach dha dorëheqjen nga posti i tij.

Schönbach bëri deklarata për Rusinë dhe presidentin rus Vladimir Putin gjatë një takimi në Indi dhe tha se për Putinin duhet të tregohet mirëkuptim.

Lidhur me konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, Schonbach tha: "Gadishulli i Krimesë është zhdukur, nuk do të kthehet më", kurse  dëshirën e Rusisë për të shtënë në dorë tokat e Ukrainës e përshkroi si "të pakuptimtë".

Duke u shprehur se Rusia është e nevojshme kundër Kinës, Schonbach tha: "Edhe pse Putin është ateist, kjo nuk ka rëndësi. Edhe pse ky vend i madh nuk është demokratik, të qenit me ne si një partner dypalësh mund ta mbajë Rusinë larg Kinës".

Ministria gjermane e Mbrojtjes deklaroi gjithashtu se deklaratat e Schonbach nuk përputhen në asnjë mënyrë me qëndrimin e Ministrisë Federale të Mbrojtjes për sa i përket përmbajtjes dhe zgjedhjes së fjalëve të tij.

U raportua se ambasadorja e Gjermanisë në Kiev, Anka Feldhusen, u thirr gjithashtu në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Ukrainës për shkak të fjalëve të Schonbach.



Lajme të ngjashme