Sistemi shëndetësor në Idlib ka pësuar kolaps pas ndërprerjes së ndihmave humanitare

Pasi organizatat ndërkombëtare humanitare ndërprenë ndihmën e tyre në 18 spitale në Idlib dhe përreth tij në veriperëndim të Sirisë, civilët që u zhvendosën me forcë nga regjimi i Beshar Esad dhe mbështetësve të tij, u privuan nga shërbimet spitalore.

1765817

Gjatë luftës civile, që ka hyrë në vitin e saj të 11-të, qindra spitale u sulmuan nga regjimi i Esadit dhe mbështetësve të tij. Qindra punonjës shëndetësorë humbën jetën në këto sulme dhe shumë qendra shëndetësore u bënë të pafuqishme për të dhënë shërbim.

Pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ndërpreu mbështetjen e organizatave që ofrojnë ndihmë në fushën e shëndetësisë, sistemi shëndetësor në Idlib arriti në pikën e kolapsit.

Në Idlib, ku aktualisht nuk ka mjaft spitale, qendra shëndetësore dhe ilaçe, dhjetëra mijëra civilë u privuan nga shërbimet spitalore pasi mbështetja u ndërpre.

Punonjësit shëndetësorë dhe banorët vendas theksojnë se spitalet duhet të riaktivizohen duke vazhduar mbështetjen në mënyrë që pacientët të mos dëmtohen.

Në një deklaratë më 15 janar, drejtori i shëndetësisë në Idlib, Salim Abden, paralajmëroi se sektori shëndetësor është në rrezik kolapsi, duke thënë se organizatat ndërkombëtare të ndihmës kanë shkurtuar mbështetjen e tyre financiare dhe logjistike për 18 spitale në Idlib.

Sipas Rrjetit Sirian të të Drejtave të Njeriut (SNHR), i cili dokumenton shkeljet e të drejtave kundër civilëve në Siri, regjimi i Beshar Esadit dhe mbështetësve të tij si Rusia kanë sulmuar objektet shëndetësore gjithsej 753 herë që nga fillimi i luftës civile në Siri.

Lajme të ngjashme