Venezuelë – Këshilli Kombëtar Zgjedhor miraton mbajtjen e referendumit për shkarkimin e Maduros

Këshilli Kombëtar Zgjedhor i Venezuelës (CNE) miratoi kërkesën për referendum në lidhje me shkarkimin e Presidentit Nicolas Maduro.

1764539
Venezuelë – Këshilli Kombëtar Zgjedhor miraton mbajtjen e referendumit për shkarkimin e Maduros

CNE-ja njoftoi se ka miratuar fillimin e procedurës së referendumit të kërkuar për shkarkimin e mundshëm të Maduros.

Bëhet e ditur se grupet që kanë kërkuar mbajtjen e këtij referendumi, janë Lëvizja e Rikthimit të Venezuelës (MOVER), Komiteti Kombëtar dhe Ndërkombëtar për Demokraci, si dhe Komiteti Ekzekutiv Kombëtar “Confedejunta”.

Zëdhënësi i grupit, Nelson Chitty La Roche, theksoi gjatë një deklarate për media se referendumi është i nevojshëm për të siguruar paqen shoqërore.

“Ne duam referendum rikthimi. E duam këtë për paqen sociale dhe sigurinë institucionale, për të ardhmen e venezuelasve”, tha La Roche.

Teksa qeveria nuk është prononcuar ende lidhur me këtë çështje, për momentin nuk janë ndarë informacione rreth datës së mundshme dhe detajeve të referendumit.

Shtypi lokal vlerëson se edhe nëse mbahet një referendum i tillë, Presidenti Maduro mund ta kapërcejë atë lehtësisht falë mbështetjes shoqërore aktuale.



Lajme të ngjashme