SHBA - Ngjarja në një sinagogë në Teksas cilësohet si “akt terrorist”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, e ka quajtur incidentin në një sinagogë në Teksas, ku një person i armatosur mbajti peng katër persona për orë të tëra si një "akt terrorist".

1763678

Biden u prononcua për gazetarët përpara ceremonisë në Filadelfia, ku tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me prokuroren e SHBA Merrick Garland.

"Ky është një akt terrorizmi," shtoi ai.

Presidenti tha se do të fliste me telefon me rabinin, i cili ishte në mesin e pengjeve dhe u lirua, ndërsa në pyetjen se si sulmuesi e mori armën, ai tha: "Nuk e di përgjigjen e të gjitha pyetjeve. Sulmuesi thuhet se e ka marrë armën nga diku në rrugë. Nuk e di."

Pasi theksoi se rishikimet e së kaluarës gjatë blerjeve të armëve kanë një rol të rëndësishëm Biden tha: "Por ne nuk mund t'i ndalojmë njerëzit të blejnë armë në rrugë."

Dje një person i armatosur mori peng katër persona në një sinagogë në Colleyville në Teksas. Një nga pengjet u lirua pas 7 orësh dhe 3 pas 11 orësh.

Nuk janë dhënë detaje se kush e vrau sulmuesin.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) e identifikoi sulmuesin si Malik Faisal Ekrem, një shtetas britanik 44-vjeçar.

Lajme të ngjashme