Gjermani – Filloi hetimi mbi zjarrin e dyshuar në xhaminë Fatih në Chemnitz

Ka nisur një hetim për zjarrin në oborrin e Xhamisë Fatih të Bashkësisë Islame Turke për Çështje Fetare (DITIB) në Chemnitz të Gjermanisë.

1763559

Policia e Chemnitz tha se mbi zjarrin e natës ka filluar një hetim i shumëanshëm, përfshirë edhe për zjarrvënie të dyshuar.

Enis Sezgi, kryetar i shoqatës së xhamive, tha se nuk kanë ende një dijeni të qartë se si filloi zjarri, duke theksuar se në kutinë postare të xhamisë herë pas here hidheshin karikatura antiislame dhe derrash.

Ai shtoi se pas hetimeve do të përcaktohet nëse bëhet fjalë për zjarrvënie, zjarr normal apo sulm të ekstremit të djathtë.

Atasheu i Shërbimeve Fetare në Berlin, Emre Simsek tha se vjen keq që xhamia është bërë e papërdorshme për shkak të zjarrit, por ishte kënaqësi që nuk pati viktima.

Lajme të ngjashme