Ministri suedez i Mbrojtjes: Rusia është kthyer në një kërcënim për të gjithë Evropën

Moska injoron të drejtën ndërkombëtare dhe kërcënon sigurinë e një numri vendesh, ka thënë ministri i Mbrojtjes së Seudisë, Peter Hultqvist

1760977
Ministri suedez i Mbrojtjes: Rusia është kthyer në një kërcënim për të gjithë Evropën

Intensifikimi i veprimeve të Rusisë vitet e fundit ka filluar të kërcënojë të gjithë Evropën, veçanërisht Suedinë, tha ministri i Mbrojtjes i vendit skandinav Peter Hultqvist.

Të gjitha vendet kanë të drejtat e tyre sovrane në përputhje me parimet e OKB-së, por Rusia sfidon ligjin ndërkombëtar dhe kërcënon sigurinë e një numri vendesh, theksoi Hultqvist.

“Ne duhet të bashkëpunojmë me NATO-n, Bashkimi Evropian është një platformë politike e rëndësishme dhe e besueshme për Suedinë”, shtoi ai.

Presidenti rus Vladimir Putin në një deklaratë që kishte bërë më 21 dhjetor i kishte paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe se ai nuk dëshiron që Finlanda dhe Suedia të anëtarësohen në NATO.

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson kishte reaguar me këto fjalë ndaj kësaj deklarate të Putinit: "Në Suedi ne e përcaktojmë vetë politikën tonë të jashtme dhe të sigurisë, askush nuk mund të ndërhyjë nga jashtë".



Lajme të ngjashme