Irak – Forcat e koalicionit ndërkombëtar asgjësuan dy dronë që synonin bazën “Ayn al-Assad”
Asgjësohen dy mjete ajrore pa pilot të ngarkuara me bombë që synonin bazën “Ayn al-Assad” në perëndim të Irakut.

Asgjësohen dy mjete ajrore pa pilot të ngarkuara me bombë që synonin bazën “Ayn al-Assad” në perëndim të Irakut.
Sipas burimeve ushtarake irakiane, tentativa për sulm u parandalua nga një sistem i mbrojtjes ajrore të forcave të koalicionit ndërkombëtar.
Këshilltarët e koalicionit ndërkombëtar janë gjithashtu të pranishëm në bazën e synuar “Ayn al-Assad” në provincën Enbar.
Forcat luftarake nga koalicioni ndërkombëtar kundër organizatës terroriste DAESH njoftuan se do të përfundonin misionin e tyre në Irak në dhjetor.
Forcat e koalicionit evakuuan bazën “Ayn al-Assad” në provincën Enbar dhe i dorëzuan pajisjet e tyre ushtrisë irakiane.
Gjithashtu dje u njoftua për asgjësimin e dy dronëve të ngarkuar me eksploziv të dërguar në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit.