Në Vjenë mbahet raundi i 8-të i bisedimeve bërthamore të Iranit

"U arrit një konsensus për kornizën e përgjithshme dhe në raundin e ri do të vlerësohen detajet",- tha një zyrtar i paidentifikuar iranian pjesë e ekipit negociator.

1753228
Në Vjenë mbahet raundi i 8-të i bisedimeve bërthamore të Iranit

Irani dhe vendet e grupit 4+1 (Rusia, Kina, Anglia, Franca, Gjermania) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) takohen sot në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë, për raundin e tetë të negociatave bërthamore.

Në lajmin e publikuar nga agjencia zyrtare iraniane e lajmeve (IRNA), duke cituar një të autorizuar të ekipit negociator, thuhet se është arritur një konsensus në lidhje me kornizën e përgjithshme dhe se në raundin e ri do të diskutohen detajet.

Lajmi përcjell edhe deklaratat e mëposhtme të zyrtarit iranian, i cili është pjesë e ekipin negociator, por emri i të cilit nuk është bërë i ditur:

"Ne duam të arrijmë në një marrëveshje të mirë sa më shpejt të jetë e mundur, por ne nuk do të jemi skllevër të afateve artificiale. Këto afate nuk do të ndryshojnë vijat tona të kuqe. Ne nuk nxitojmë të negociojmë."

Pasi tha se delegacioni iranian ka shkuar në Vjenë i fuqishëm dhe do të qëndrojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, zyrtari shtoi:

"Në raundin e kaluar u ra dakord për kornizën e përgjithshme, në raundin tjetër negociatorët do të vlerësojnë përmbajtjen. Nëse edhe pala tjetër fokusohet në negocimin e përmbajtjes, mund të kemi progres në bisedime."



Lajme të ngjashme