Kardiokirurgu turk me famë botërore, prof. dr. Mehmet Oz kandidat për Senatin Amerikan

Kardiokirurg turk me famë botërore, Profesor Doktor Mehmet Oz, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi se do të kandidojë për në Senat nga radhët e Partisë Republikane.

1741107
Kardiokirurgu turk me famë botërore, prof. dr. Mehmet Oz kandidat për Senatin Amerikan

Kardiokirurgu turk me famë botërore, Profesor Doktor Mehmet Oz, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi se do të kandidojë për në Senat nga radhët e Partisë Republikane.

Mehmet Oz do të jetë kandidat i Partisë Republikane për në Senat nga shteti i Pensilvanisë.

Në artikullin e tij për “Washington Examiner”, 61-vjeçari Oz, duke bërë të ditur se përse ai hyri në politikë, shkroi: "Ne jemi të zemëruar me qeverinë tonë dhe me njëri-tjetrin. Ne nuk kemi qenë në gjendje t'i menaxhojmë krizat me aq efektivitet sa brezat e kaluar. Gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (Covid-19), kur përzieni politikën dhe mjekësinë, unë pashë politikën në vend të zgjidhjes, dhe kjo është arsyeja pse unë po kandidoj për Senatin e SHBA, pra për të ndihmuar të zgjidhim problemet dhe që të përmirësohemi.”

Duke thënë se më shumë se 750 mijë njerëz vdiqën në SHBA për shkak të Covid-19 dhe se këto vdekje mund të parandaloheshin, Oz kritikoi qeverinë dhe masat që ka marrë ajo, dhe tha: "Amerika duhet të ishte lider botëror në mposhtjen e epidemisë".



Lajme të ngjashme