Irani: Me Turqinë do të kemi marrëdhënie shumëplanëshe bashkëpunimi

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Husein Emir Abdullahiyan deklaroi se gjatë takimit mes presidentit Rexhep Tajip Erdoan dhe homologut të tij iranian, Ibrahim Reisi, u vendos që marrëdhëniet mes dy vendeve të zhvillohen në një mënyrë shumëplanëshe.

1740079

Shefi i diplomacisë iraniane në profilin e tij në Twitter ka bërë një postim lidhur me takimin e Reisit me Presidentin Erdoan, mbajtur në kuadër të Samitit të 15-të të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (ECO) në Ashkadabt të Turkmenisë.

Takimi mes Presidentëve të Turqisë dhe Iranit u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht miqësore dhe të sinqertë, shkruan Abdullahiyan dhe shton:

"Në takim u vendos që marrëdhëniet të zhvillohen në një mënyrë shumëplanëshe. Marrëdhëniet midis dy vendeve janë historike. Dy liderët ranë dakord të mbajnë një takim të Komisionit të Lartë (Këshilli i Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Iran) gjatë vizitës së Erdoanit në Teheran."

Gjatë qëndrimit në Ashkabad [Turkmeni], ku kishte shkuar për të marrë pjesë në Samitin e 15-të të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik (ECO) Presidenti Erdoan kishte zhvilluar pa praninë e mediave një takim me Presidentin e Iranit.

Lajme të ngjashme