Somali – Të paktën 8 të vdekur nga një sulm me bombë në Mogadisho

Për sulmin akuzohet organizata Al-Shabab dhe në mesin viktimave dhe të plagosurve ka edhe civilë, raporton policia somaleze.

1738617
Somali – Të paktën 8 të vdekur nga një sulm me bombë në Mogadisho

Në një sulm me bombë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadisho kanë humbur jetën të paktën 8 persona, njofton policia somaleze.

Sulmi është kryer me një autobombë gjatë kalimit të autokolonës së Misionit Paqeruajtës të Unionit Afrikan në Somali (AMISOM).

Nga shpërthimi humbën jetën të paktën 8 persona dhe u plagosën 23 të tjerë. Mësohet se mes të vdekurve dhe të plagosurve ka civilë.

Përgjegjësia e sulmit i është ngarkuar organizatës e Al-Shabab

Al-Shabab merr shpesh në shënjestër forcat e sigurisë dhe civilët në vendin e Afrikës Lindore, Somali.



Lajme të ngjashme