Libi – Abdulhamid Dibeybe paraqet kandidaturën për zgjedhjet presidenciale

Kryeministri libian i Qeverisë së Unitetit Kombëtar Abdulhamid Dibeybe ka paraqitur kandidaturën për zgjedhjet presidenciale, të planifikuara për më 24 dhjetor.

1736918

Dibeybe, i cili aplikoi personalisht në Komisionin e Lartë Zgjedhor Libian, bëri një deklaratë për shtyp në dalje.

Duke theksuar se është kandidat për shërbim publik, Dibeybe tha: "Unë u kandidova për t'ju shërbyer, asgjë më shumë. Rruga e drejtë është shfaqur dhe ju bëj thirrje që të mbani shpresat tuaja dhe të ecni përpara. Dashtë Zoti, ne do të vazhdojmë së bashku."

Dibeybe deklaroi se nuk do të ketë më luftë në vend dhe tha se Libia do të jetë një shtet sovran në unitet dhe solidaritet.

Lajme të ngjashme