Bjellorusia: Vazhdon tensioni në kufirin me Lituaninë, Letoninë dhe Poloninë

Situata në kufirin e Bjellorusisë dhe vendet e BE-së mbetet ende e tensionuar, ka njoftuar përmes një komunikate Komisioni Shtetëror i Kufirit në Bjellorusi.

1736565
Bjellorusia: Vazhdon tensioni në kufirin me Lituaninë, Letoninë dhe Poloninë
belarus göçmen1.jpg

Komisioni Shtetëror i Kufirit në Bjellorusi ka deklaruar se situata në kufijtë e vendit me BE-në mbetet e tensionuar dhe vazhdojnë iniciativat e Polonisë, Lituanisë, Letonisë për t'i ridrejtuar refugjatët në Bjellorusi me anë të dhunës.

"Forcat lituaneze të sigurisë u përpoqën të dërgonin në Bjellorusi 9 grupe me më shumë se 140 vetë, ndërsa forcat polake të sigurisë u përpoqën të dërgonin 12 grupe prej 350 personash. Në drejtim të Letonisë pati një iniciativë për të deportuar një grup prej 20 personash",- thuhet në vijim të komunikatës.

Aktualisht ka 3 grupe refugjatësh përfshirë gra dhe fëmijë në kushte të rënda në territorin e vendeve fqinje në afërsi të kufirit bjellorus; në anën polake ka më shumë se dy grupe, secili me 110 persona dhe nga një grup me 30 persona në Letoni dhe Lituani.

Të gjithë këta njerëz nuk e konsiderojnë më Bjellorusinë si një vend për t'u strehuar. Ata refuzojnë vullnetarisht të hyjnë në Bjellorusi dhe planifikojnë të shkojnë në Evropë për të marrë statusin e refugjatit.

Nga ana tjetër, është zgjeruar një zonë e mbuluar e rezervuar në qendrën logjistike në zonën kufitare të qytetit Grodno në Bjellorusi për njerëzit që përpiqen të kalojnë në Poloni dhe prej këtij vendi të mbërrijnë në BE.

Ndërsa rreth 2 mijë persona, mes tyre fëmijë dhe gra, kanë një hapësirë më të madhe për të jetuar, ditën e djeshme janë marrë brenda edhe personat që kishin mbetur jashtë në kushtet me mot të ftohtë.

Ndihmat humanitare nëpërmjet organizatave vullnetare dhe popullit e qeverisë bjelloruse për emigrantët vazhduan edhe gjatë ditës së djeshme.

Kriza e migracionit në kufirin e Bjellorusisë dhe Polonisë ka vazhduar që nga 8 nëntori. Shumica e emigrantëve që kanë mbërritur në Bjellorusi janë të ardhur nga Iraku dhe Siria në përpjekje për të kaluar në Poloni dhe prej këtu në Evropë. Për një kohë ata pritën para kufirit në kampet që kishin ngritur vet në pyll.

Pak ditë më parë u boshatisën kampet e ngritura nga emigrantët përgjatë kufirit dhe emigrantët kaluan në hapësirë të mbyllur të përgatitur nga qeveria bjelloruse në zonën afër kufirit me vendet e BE-së.



Lajme të ngjashme