Rusia: Azerbajxhani dhe Armenia kanë ndërmarrë hapa për të stabilizuar situatën në kufijtë e tyre
Ministria ruse dhe armene e Mbrojtjes deklaruan se luftimet në kufirin Azerbajxhan-Armeni janë ndalur.

Ministria ruse dhe armene e Mbrojtjes deklaruan se luftimet në kufirin Azerbajxhan-Armeni janë ndalur.
Azerbajxhani dhe Armenia kanë ndërmarrë hapa për të stabilizuar situatën në kufijtë e tyre, bëri të ditur në një deklaratë me shkrim Ministria ruse e Mbrojtjes.
“Në momentin që luftimet janë ndalur në Karakilise, situata është normalizuar dhe është nën kontroll”, thuhet në deklaratë.
Ndërkaq Ministria e Mbrojtjes e Armenisë në një deklaratë të bërë pas ngjarjes tha: “Me ndërmjetësimin rus, u shpall një armëpushim në kufirin Azerbajxhan-Armeninë që nga ora 17:30 me orën lokale.”
Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin diskutoi tensionet në kufirin Azerbajxhan-Armeni me Kryeministrin armen, Nikol Pashinyan.
Në deklaratën me shkrim të bërë nga Kremlini thuhet se “Të dy liderët ranë dakord të rifillojnë kontaktet”.
Ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoygu foli gjithashtu në telefon me ministrin e Mbrojtjes së Azerbajxhanit Zakir Hasanov dhe ministrin armen të Mbrojtjes Suren Papikyan për tensionet në kufirin Azerbajxhan-Armeni.
Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se në takim u diskutua tensionet në kufirin Azerbajxhan-Armeni.
"Shoygu u kërkoi të dyja palëve të ndalojnë veprimet që do të përshkallëzojnë tensionet", njofton Ministria ruse e Mbrojtjes.
Ndërsa Ministria e Jashtme ruse tha se ishte në kontakt me Bakun dhe Erevanin për ta qetësuar situatën.
Ndërkohë, Farhan Haq, një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) tha se ata po ndjekim me shqetësim tensionet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Duke u bërë thirrje të dy vendeve që t'i përmbahen deklaratës dhe marrëveshjes së bërë më 9 nëntor 2020 dhe 11 janar 2021, për të adresuar shqetësimet e tyre në mënyrë paqësore përmes dialogut dhe për të ushtruar përmbajtje, zëdhënësi tha se " Ne nuk duam të shohim një kthim në tensione që kemi pasur më parë."
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu shqetësimin për konfliktet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe u kërkoi palëve të ulin tensionet.
Ushtria armene ka nisur një operacion në drejtim të Laçin dhe Kelbecer dje në orën 11:00 me orën lokale për të kapur disa kodra në kufi dhe për të marrë pozicione më të favorshme. Dy ushtarë të Azerbajxhanit u plagosën në sulm.
Ushtria e Azerbajxhanit nisi një operacion në të njëjtin drejtim dhe ushtarët armenë që kryen sulmin u çarmatosën dhe u arrestuan.