Franca përgatitet të mbyllë edhe 7 xhami të tjera me pretekstin se mbrojnë "islamizmin radikal"

Shtatë xhami dhe shoqata të tjera në Francë do të mbyllen deri në fund të këtij viti për mbrojtjen e "islamizmit radikal".

1725550
Franca përgatitet të mbyllë edhe 7 xhami të tjera me pretekstin se mbrojnë "islamizmin radikal"

Shtatë xhami dhe shoqata të tjera në Francë do të mbyllen deri në fund të këtij viti për mbrojtjen e "islamizmit radikal".

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha në një deklaratë se ishte i kënaqur me vendimin për të mbyllur një xhami në qytetin Allonnes për gjashtë muaj, duke thënë se ajo përkrahte "islamin radikal".

 

“Gjithashtu u bllokuan edhe llogaritë bankare të drejtuesve të xhamisë”, tha Darmanin, duke shtuar se 13 shoqata janë mbyllur që kur Presidenti Emmanuel Macron mori detyrën.

Darmanin tha se shtatë xhami dhe shoqata të tjera do të mbyllen deri në fund të vitit, duke thënë se ato përhapin "urrejtje" dhe mbrojnë "islamizmin radikal".

Ai shtoi se 21 nga 2.500 xhamitë e vendit janë mbyllur si rezultat i inspektimeve, duke shtuar se që nga shtatori 2020, 36.000 të huajve u janë anuluar lejet e qëndrimit për shkak se kërcënojnë rendin publik.

Deri më tani, shumë shoqata myslimane në Francë janë shpërbërë për arsye të ndryshme.

Zyra e Guvernatorit të Sarthe tha më 25 tetor se xhamia në Allonnes, e cila ka një komunitet prej 300 personash, u mbyll për gjashtë muaj për "mbrojtje të islamit radikal". Udhëheqësit e xhamisë thuhet se kanë legjitimuar sulmet terroriste në vend.

Qeveria e Parisit është kritikuar për ndërhyrje në jetën e myslimanëve me ligjin e saj "separatist", të cilin e miratoi në gusht.

 


Lajme të ngjashme