SHBA-të të shqetësuara nga testimi i raketave hipersonike të Kinës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, deklaroi se është i shqetësuar nga pretendimet se Kina po teston raketa hipersonike.

1722801

Biden iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në bazën Andrews të Forcave Ajrore të SHBA-së përpara se të nisej për në Pensilvani.

"A jeni të shqetësuar për testimin e pretenduar të raketave hipersonike të Kinës?" u pyet Presidenti Biden, i cili u përgjigj me “Po”.

Gazeta “Financial Times”, më 16 tetor citoi pesë burime që u prononcuan në kushte anonimiteti dhe pohoi se Kina kreu testimin e raketave hipersonike në korrik. Në lajmin e gazetës pretendohet se raketa arriti në orbitën e ulët të tokës, por humbi objektivin e saj me një devijim të vogël.

Lajme të ngjashme