Iran – Ebrahim Raisi: SHBA-ja mund ta tregojë seriozitetin e saj duke hequr sanksionet

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të heqin sanksionet për të treguar seriozitetin e tyre në negociatat për marrëveshjen bërthamore.

1721703
Iran – Ebrahim Raisi: SHBA-ja mund ta tregojë seriozitetin e saj duke hequr sanksionet

Duke folur në transmetimin special të presidentit në televizionin shtetëror iranian, Ebrahim Raisi bëri vlerësime në lidhje me negociatat për marrëveshjen bërthamore dhe sanksionet.

Raisi tha se gjatë takimit më 14 tetor ndërmjet zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Iranit, Ali Bagheri dhe diplomatit spanjoll, Enrique Mora, shef i Kabinetit të Josep Borrell, përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë, pala iraniane bëri me dije se dëshiron të shohë seriozitetin e SHBA-së; ndërsa theksoi se ata do të marrin pjesë në bisedimet që do të zhvillohen në kryeqytetin Vjenë të Austrisë.

Ai vuri në pah gjithashtu se ekonominë iraniane nuk do ta lidhin me marrëveshjen bërthamore.

“Negociatat duhet të kenë një rezultat për Iranin. Pala tjetër mund të tregojë seriozitetin e saj duke hequr sanksionet. Ministria e Punëve të Jashtme po e ndjek nga shumë afër këtë çështje. Ne jemi seriozë, pala tjetër duhet të jetë serioze po ashtu”, u shpreh presidenti iranian.

Pasi nënvizoi se ata i hodhën themelet e ekonomisë rajonale duke u anëtarësuar në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (SCO), Raisi tha se Ministria e Punëve të Jashtme është organi përgjegjës zyrtar për këtë dhe se dokumentet që duhet të nënshkruhen, kërkojnë kohë.



Lajme të ngjashme