Japoni - Kabineti i ri filloi detyrën

Fumio Kishida, kryeministri i 100-të i Japonisë është zotuar të "rregullojë" ekonominë e vendit.

1714882
Japoni - Kabineti i ri filloi detyrën

Në një konferencë për shtyp në kryeqytetin Tokio, kryeministri i zgjedhur Fumio Kishida pohoi lufta kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) do të jetë ndër prioritetet e tij së bashku me kabinetin e tij dhe premtoi se "do ta sjellë në rrugë të drejtë" ekonominë e vendit të prekur nga efektet e epidemisë.

Duke iu referuar aktiviteteve rajonale të Kinës, Fumio u shpreh se përballë kësaj situate ai do të zbatojë vizionin e "Indo-Paqësorit të lirë dhe të hapur" në aleancë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

"Japonia do të kundërshtojë ndryshimin e njëanshëm me forcë të statukuosë",- theksoi Kryeministri Fumio.

Problemin e qytetarëve japonezë të ndaluar nga Koreja e Veriut Kishida e përshkroi si "çështje kryesore të rendit të ditës".

"Ne do të bëjmë gjithçka të mundshme për kthimin e (qytetarëve japonezë). Unë jam gati të takohem pa parakushte me (udhëheqësin e Koresë së Veriut) Kim Jong-un", shtoi ai.

Kabineti Kishida, i cili u prit në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito në Pallatin Perandorak, filloi zyrtarisht detyrën e tij.



Lajme të ngjashme