Mesazhi i Scholz për Anglinë lidhur me krizën e karburantit

Pasardhësi i mundshëm i kancelares gjermane Angela Merkel në Gjermani, Olaf Scholz ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar që vuan krizën e karburantit dhe logjistikës për Brexit (dalja e Anglisë nga blloku i BE-së).

1711746
Mesazhi i Scholz për Anglinë lidhur me krizën e karburantit

Pasardhësi i mundshëm i kancelares gjermane Angela Merkel në Gjermani, Olaf Scholz ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar që vuan krizën e karburantit dhe logjistikës për Brexit (dalja e Anglisë nga blloku i BE-së).

Scholz ka argumentuar se përfundimi i lëvizjes së lirë pas Brexit ka bërë që Mbretëria e Bashkuar të përballet me rafte bosh dhe mungesë karburanti.

Scholz ka theksuar se ai shpreson se Boris Johnson do t’i kapërcejë pasojat e kësaj në Mbretërinë e Bashkuar, e cila i dha fund lirisë së lëvizjes me Evropën përmes procesit të Brexit.

Duke tërhequr vëmendjen në rëndësinë që ka menaxhimi i problemeve nga Mbretëria e Bashkuar, e shkëputur tashmë nga BE-ja, Scholz ka theksuar nevojën për ta zgjidhur krizën sa më shpejt të jetë e mundur.

Scholz gjithashtu solli në kujtesë se në shumë vende të BE-së, përfshirë Gjermaninë, për një kohë të gjatë ka pasur vështirësi në logjistikë, por vendet anëtare të unionit e zgjidhën problemin duke u besuar qytetarëve që vijnë nga fqinjët e tyre anëtarë dhe nuk u përballën me mungesë karburanti apo me rafte bosh.

Çmimet e karburantit në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të kësaj jave janë rritur në nivelin e tyre më të lartë në 8 vitet e fundit.

Downing Street” është përballur me kërkesat për t’u njohur "privilegjin" në aksesin e karburantit shoferëve të ambulancave, personelit shëndetësor dhe zyrtarëve të tjerë.

Si pasojë e krizës së karburantit, pacientëve me kancer dhe njerëzve të tjerë me situata serioze u është dashur të shtyjnë takimet e tyre shëndetësore.



Lajme të ngjashme