Britani – Laburistët miratuan mocionin në mbështetje të sanksioneve kundër Izraelit

Partia Laburiste opozitare e Britanisë ka miratuar një mocion, ku thuhet se Izraeli po imponon një regjim diskriminimi racor kundër popullit palestinez, të përcaktuar si Aparteid.

1711341
Britani – Laburistët miratuan mocionin në mbështetje të sanksioneve kundër Izraelit

Britani, Laburistët miratuan një mocion që mbështet sanksionet kundër Izraelit.

Partia Laburiste opozitare e Britanisë ka miratuar një mocion, ku thuhet se Izraeli po imponon një regjim diskriminimi racor kundër popullit palestinez, të përcaktuar si Aparteid.

Mocioni bën thirrje për t'i dhënë fund tregtisë së armëve të Britanisë me Izraelin ndërsa mbështet sanksionet kundër Izraelit.

Ai dënon gjithashtu sulmet izraelite ndaj palestinezëve dhe kërkon dhënien fund pushtimit të Bregut Perëndimor dhe bllokimit të Gazës.

Në mocion bëhet thirrje për t'i dhënë fund tregtisë me vendbanimet të paligjshme hebreje në territoret e okupuara palestineze, ndërkaq thuhet se ai nuk është i detyrueshëm për udhëheqjen e partisë.

 


Lajme të ngjashme