Aktori Richard Gere do të dëshmojë kundër ish-ministrit, Matteo Salvini për çështjen e refugjatëve

Richard Gere ka rënë dakord të dëshmojë kundër ish-ministrit të Brendshëm të ekstremit të djathtë të Italisë, Matteo Salvini, i cili gjykohet për refuzimin e lejimit të anijes spanjolle të shpëtimit të emigrantëve për të ankoruar në një por

1711666
Aktori Richard Gere do të dëshmojë kundër ish-ministrit, Matteo Salvini për çështjen e refugjatëve

Aktori i famshëm, Richard Gere ka rënë dakord të dëshmojë kundër ish-ministrit të Punëve të Brendshme të ekstremit të djathtë të Italisë, Matteo Salvini, i cili gjykohet për refuzimin e lejimit të anijes spanjolle të shpëtimit të emigrantëve për të ankoruar në një port italian në vitin 2019.

Matteo Salvini, i cili ishte ministër i Brendshëm në vitin 2019, nuk lejoi që anija të ankorohej në portin italian, duke lënë njerëzit të mëshirë të fatit përballë vdekjes.

Richard Gere ishte në mesin e atyre që transportonin ushqim për njerëzit në bord kur anija spanjolle e shpëtimit të emigrantëve nuk u ankoruar dot në portin italian.

Aktori me famë botërore, i cili ishte dëshmitar nga afër i këtyre ngjarjeve, do të dalë para Salvinit në gjyq, i cili është ende në vazhdim dhe do të dëshmojë kundër udhëheqësit të ekstremit të djathtë.

Prokurorët në Sicili akuzuan Salvinin për neglizhim të detyrës, si pjesë e politikës së tij për porte të mbyllura dhe për parandalimin e mbërritjes së anijes së organizatës joqeveritare “Open Arms” në gusht 2019.

Ndërkohë që anija ishte ankoruar në det të hapur larg bregut të ishullit Lampedusa, 147 personat në bord u shpëtuan, disa prej të cilëve ishin hedhur në det të pashpresë.

Gere, i cili në atë periudhë ishte me pushime në Toskanë me familjen e tij, dëgjoi për anijen e bllokuar dhe foli me OJQ-në, dhe pasi shkoi në Sicili u bashkua me organizatën bamirëse për të ndihmuar në shpërndarjen e ushqimit dhe furnizimeve për njerëzit në anije.

Aktori 72-vjeçar, më vonë, në një konferencë në Lampedusa, bëri thirrje për ndihmë për emigrantët e shpëtuar.

Pas 19 ditë përpjekjesh, të gjithë emigrantët u lejuan të zbrisnin në Lampedusa.



Lajme të ngjashme