Reisi: Sanksionet e SHBA-së ndaj Iranit janë një lloj lufte

Presidenti iranian Ibrahim Reisi krahasoi sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) kundër vendit të tij me një lloj lufte.

1709095
Reisi: Sanksionet e SHBA-së ndaj Iranit janë një lloj lufte

Presidenti iranian Ibrahim Reisi krahasoi sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) kundër vendit të tij me një lloj lufte.

Ai mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të 76-të të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork të SHBA-së duke iu drejtua Asamblesë përmes një video mesazhi.

Reisi tha se paqja dhe siguria globale varet vetëm nga sigurimi i drejtësisë dhe drejtësia mund të arrihet vetëm duke mbrojtur të drejtat e të gjitha kombeve në botë.

"Shkeljet e të drejtave të kombeve para së gjithash rrezikojnë paqen dhe sigurinë botërore", tha ai.

Zhvillimet në Afganistan dhe Lindjen e Mesme "tregojnë se projekti i imponimit të mentalitetit hegjemonist të Shteteve të Bashkuara dhe identitetit perëndimor ka dështuar, tha ai.

"Rezultati i hegjemonisë; gjakderdhja, paqëndrueshmëria dhe përfundimisht humbja dhe arratisja. Sot, SHBA-të nuk u larguan nga Iraku apo Afganistani, por u dëbuan. Kombet e shtypura nga Palestina e deri tek Siria, nga Jemeni e deri tek Afganistani, dhe nga ana tjetër , taksapaguesit amerikanë po paguajnë çmimin për këto pushtime", bëri të ditur Reisi.

Duke vënë në dukje se “Urdhri i hegjemonisë globale amerikane ka pushuar së aplikuari”, Reisi tha: "Këtë vit, dy skena kanë hyrë në histori. E para ishte sulmi i popullit ndaj Kongresit amerikan më 6 janar, dhe e dyta ishte nxjerrja e popullit afgan nga avionët amerikanë."

Pasi vuri theksin në sanksionet amerikane, presidenti iranian vijoi me këto fjalë: "Sanksionet dhe veçanërisht sanksionet ndaj ilaçeve gjatë pandemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) janë krime kundër njerëzimit. Unë dënoj vazhdimin e sanksioneve të paligjshme të SHBA-së, veçanërisht për çështjet humanitare, dhe kërkoj që ky krim i organizuar kundër njerëzimit të regjistrohet."

Ai kujtoi fetvanë e udhëheqësit shpirtëror të vendit, Ayatollah Ali Khamenei, për armët bërthamore.

"Armët bërthamore nuk kanë vend në doktrinën tonë të mbrojtjes dhe politikën parandaluese, dhe ne e konsiderojmë prodhimin dhe grumbullimin e armëve bërthamore të ndaluara sipas fetvasë të udhëheqësit tonë fetar", tha ai.

Reisi gjithashtu përmendi zhvillimet në Afganistan dhe përsëriti thirrjen e tij për udhëheqjen Talibane për të formuar një qeveri gjithëpërfshirëse.



Lajme të ngjashme