OKB: Kemi marrë mbi 1 miliardë dollarë donacione për Afganistanin

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres bëri të ditur se kanë marrë më shumë se 1.1 miliardë dollarë donacione për Afganistanin.

1705917
OKB: Kemi marrë mbi 1 miliardë dollarë donacione për Afganistanin

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres bëri të ditur se kanë marrë më shumë se 1.1 miliardë dollarë donacione për Afganistanin.

Guterres mbajti një konferencë për shtyp gjatë një konference ndërkombëtare mbi "Situatën Humanitare në Afganistan" të organizuar në Gjenevë të Zvicrës.

"Kjo konferencë përmbushi plotësisht pritjet e mia për solidaritet me njerëzit e Afganistanit," bëri të ditur Guterres duke shtuar se në konferencë morën pjesë 96 shtete anëtare të OKB-së, gjysma e tyre në nivel ministror, ​​si dhe 33 organizata ndërkombëtare dhe rajonale dhe 22 OJQ ndërkombëtare.

Ai shprehu kënaqësinë me përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të mobilizuar mekanizmin humanitar për popullin afgan dhe tha se kanë marrë më shumë se 1.1 miliardë donacione.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së paralajmëroi se në Afganistan, ku populli po përjeton një fatkeqësi të madhe humanitare, vetëm ndihmat humanitare nuk do ta shpëtojë vendin nëse ekonomia shembet.

Guterres tha se Talibanët u kishin dhënë atyre garanci me shkrim për ndihmën humanitare.

"Talibanët janë angazhuar jo vetëm për të garantuar hyrjen tonë në të gjithë rajonin, por edhe për të garantuar siguri për autokolonat e OKB-së që arrijnë në zona të pasigurta. Shqetësimi ynë kryesor për sigurinë e stafit tonë u mor parasysh dhe ata na inkurajuan pak", deklaroi Guterres.

Në Afganistan, ku OKB-ja ka paralajmëruar për një fatkeqësi humanitare, 38 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë.

Zyrtarët e OKB-së thonë se një në tre qytetarë afganë nuk e dinë a do të vijë vakti tjetër.

Vlerësohet se rreth gjysma e fëmijëve afganë nën moshën 5-vjeç mund t'i nënshtrohen kequshqyerjes ekstreme brenda 12 muajve.

Talibanët, të cilët rrethuan kryeqytetin Kabul pasi forcat ndërkombëtare u tërhoqën nga Afganistani këtë vit si pjesë e një marrëveshjeje paqeje të arritur midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Talibanëve në shkurt 2020, morën kontrollin e qytetit pa konflikt pasi Presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi më 15 gusht.

Shtetet e Bashkuara përfunduan tërheqjen e tyre nga Afganistani më 31 gusht.



Lajme të ngjashme