Kina do të vazhdojë komunikimin me qeverinë e re në Afganistan

Pekini zyrtar ka njoftuar se është gati të vazhdojë komunikimin me qeverinë dhe udhëheqësin e ri në Afganistan.

1704634
Kina do të vazhdojë komunikimin me qeverinë e re në Afganistan

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Wenbin u pyet në konferencën e përditshme të mbajtur në kryeqytetin ve vendit, Pekin, nëse ata do ta njihnin apo jo qeverinë e re të shpallur të martën në Afganistan.

Wenbin u tha gazetarëve se qeveria është e gatshme të vazhdojë komunikimin me qeverinë e re dhe udhëheqësin e saj në Afganistan.

Zëdhënësi Wang tha se Kina respekton sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Afganistanit.

 


Lajme të ngjashme