Gaza – 1 palestinez i vrarë dhe 15 të plagosur nga forcat izraelite gjatë protestave paqësore

Një person u vra dhe 15 u plagosën, 5 prej të cilëve nga municioni luftarakë, kur ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj palestinezëve që demonstronin në zonën kufitare kundër bllokadës 15-vjeçare të Rripit të Gazës.

1701907

Dhjetëra të rinj palestinezë u mblodhën në kufirin lindor të Gazës për të protestuar kundër një bllokade izraelite prej vitesh.

Të rinjtë ndezën pishtarë në kufi dhe gjithashtu i vunë zjarrin gomave të automjeteve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës ushtarët izraelitë qëlluan me armë zjarri dhe gaz lotsjellës ndaj të rinjve palestinezë,.

Ahmed Mustafa Saleh, 26-vjeç, nga Kampi i Refugjatëve Jibaliya në Gazën veriore, u vra dhe 15 persona, përfshirë fëmijë, u plagosën.

Pesë nga demonstruesit u plagosën nga municioni luftarakë, ndërsa 10 të tjerë u plagosën nga shrapnelat ose në mënyra të ndryshme.

Të rinjtë palestinezë, të quajtur "Njësia e kaosit të natës", janë mbledhur për gjashtë ditë për të protestuar kundër bllokadës 15-vjeçare të Izraelit, duke synuar të shqetësojnë vendbanimet hebraike dhe ushtarët izraelitë duke djegur gomat e automjeteve dhe duke hedhur bomba zanore në zona të ndryshme për të protestuar kundër bllokadës 15-vjeçare të Izraelit.

Lajme të ngjashme